Kosovë Kronikë Policore Lajme

Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, shpëtohet e gjallë

Një foshnje, ka rënë sot në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, por është shpëtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin e ka konfirmuar komandanti i zjarrfikësve në Mitrovicë, Burim Ibishi.

Sipas tij, rasti është raportuar rreth orës 15:40, ndërsa ekipet emergjente kanë reaguar menjëherë dhe kanë arritur ta shpëtojnë foshnjën në kohë.