Kosovë Lajme Politikë

Zgjidhen anëtarët e rinj të KPM’së

Kuvendi i Kosovës ka votuar për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Komisionit të Pavarur për Media (KPM).

Drita Morina, Besnik Berisha, Luljeta Krasniqi-Aliu dhe Hysni Mustafa janë anëtarët e rinj nga komuniteti shqiptar.

Nga komunitetet jo shumicë, janë zgjedhur Suada Gjokoviq dhe Serpin Emrushi.

Në seancën e së premtes ka përfunduar edhe procesi i votimit të fshehtë në për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.