Kosovë Lajme

Vdekja e Rexhep Qosjes – Kosova sot në zi

Në nderim të jetës dhe veprës së akademikut Rexhep Qosja, sot është ditë zie në Kosovë.

Njoftimi për shpalljen e kësaj dite u bë të enjten nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

“Me këtë vendim, shteti ynë shpreh nderimin dhe mirënjohjen për një personalitet që i dha kulturës shqiptare dije, vepër dhe autoritet”, ka shkruar ajo.

Akademiku Qosja vdiq të enjten në moshën 89-vjeçare dhe u varros në varrezat e Dragodanit.