Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka deklaruar se çdo vendosje shtesë minash nga Irani në Ngushticën e Hormuzit do të konsiderohet shkelje e armëpushimit në fuqi me SHBA-në.
Ai tha se kalimi në këtë rrugë detare strategjike “po zhvillohet shumë më i kufizuar sesa do të dëshironin të gjithë” dhe me më shumë rrezik për shkak të, sipas tij, përpjekjeve iraniane për vendosje minash.
“Nëse ka përpjekje për të vendosur mina në mënyrë të pamatur dhe të papërgjegjshme, ne do të reagojmë. Kjo është shkelje e armëpushimit”, tha ai për gazetarët në Pentagon.
