Kosovë Lajme Politikë

Albulena Haxhiu bën shaka me deputetët: Pas këtij votimi, ta zgjedhim edhe Presidentin

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për dëshirën e saj që Kuvendi i Kosovës ta zgjedh edhe presidentin e vendit pas unitetit të treguar në miratimin e Ligjit për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes.

Haxhiut i ka bërë përshtypje votimi për Bordin e Paqes me 103 vota “për” pa asnjë kundër dhe pa asnjë abstenim.

“Me mujt me e zgjedhë edhe presidentin mas qetij votimi me 103 vota”, ka thënë Haxhiu.