Dy ditë pas vendimit të Gjykatës për t’i lënë në burg përjetë dy vrasësit e Liridona Ademajt, bashkëshortin Naim Murseli dhe Granit Plavën, avokati i familjes, Leutrim Syla, ka thënë se të njëjtin dënim do e kërkojnë edhe për Kushtrim Kokallën.
Kushtrim Kokalla u dënua me 30 vite heqje lirie.
Leutrim Syla, avokati i familjes tha për KlanKosova.tv se do të ushtrohet ankesa në Gjykatën e Apelit, por akoma nuk kanë pranuar vendimin në formë të shkruar.
Posa ta marrin, ai tha se do të procedohet me ankesë për të kërkuar burgim të përjetshëm edhe ndaj të akuzuarit tjetër.
