Kosovë Lajme Politikë

Kuvendi mban një minutë heshtje për Rexhep Qosjen

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të akademik, Rexhep Qosjes, që vdiq këtë të enjte.

Njofimin për ndarjen nga jeta të Qosjes, e dha nipi i tij, i cili bëri të ditur se varrimi është kryer në një ceremoni të thjeshtë, në praninë e anëtarëve më të ngushtë.

Sipas njoftimit të familjes, me dëshirë të të ndjerit nuk do të organizohet ceremoni pritjeje dhe familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale.

“Varrimi u zhvillua në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes. Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja. Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale”.