Kosovë Kronikë Policore Lajme

Detaje nga vdekja e punëtorit në Gjakovë: Dyshohet se dikush e goditi me kran duke e lëvizur nga pakujdesia

Një punëtor rreth 30-vjeç ka vdekur derisa po punonte në një objekt në rrugën “Pjetër Bogdani” në Gjakovë.

Gazeta Express raporton përmes burimeve se personi që po intervistohet për këtë rast, dyshohet se nga pakujdesia e ka lëvizë kranin dhe e ka goditë viktimën i cili dyshohet se ka rënë nga skelet, kati 4-5.

Ekipi i emergjencës e ka konstatu që viktima është pa shenja jete.

Policia u deklarua për vdekjen e punëtorit, duke theksuar se janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

“Rreth orës 17:00, Policia është njoftuar se një person mashkull, i moshës madhore ka rënë nga një ndërtesë e lartë gjatë kohës sa ishte duke punuar në rrugën “Pjetër Bogdani” në Gjakovë. Njësitet përkatëse policore dhe ekipi emergjent mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit. Lidhur me rastin, një person është duke u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, përderisa janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë ajo.