Kosovë Lajme

Për tri vjet institucionet shpenzuan rreth 40 milionë euro për naftë të automjeteve dhe telefoni mobile

Tre vjet, rreth 40 milionë euro shpenzime. Ky është bilanci i shpenzimeve i institucioneve qendrore dhe lokale të Kosovës për derivate të naftës dhe telefoni mobile, duke u bazuar në raportet zyrtare të shpenzimeve të Ministrisë së Financave.

Këto shpenzime dhjetëra milionëshe kanë ndodhur gjatë mandatit të fundit të kryeministrit Albin Kurti, i cili sa ishte në opozitë vazhdimisht kritikonte paraardhësit e tij në krye të Qeverisë për shpenzime të larta, siç thoshte ai, për naftën e xhipave dhe për luks.

Por, me ardhjen e tij në krye të ekzekutivit të Kosovës në vitin 2021, shpenzimet e tilla nuk janë ulur asnjëherë, por përkundrazi janë rritur në krahasim me qeveritë paraprake.

Shpenzimet për derivate të automjete, gjeneratorë dhe makineri:

2025= 10.5 milionë euro

2024= 10.7 milionë euro

2023= 10.5 milionë euro

Shpenzimet për telefoni mobile

2025= 2.4 milionë euro

2024= 2.4 milionë euro

2023= 2.3 milionë euro.