Kosovë Kronikë Policore Lajme

Naim Murseli më burgim të përjetshëm, vëllai i Liridonës: Ky vendim shkon për fëmijët që s’do ta shohin më nënën e tyre

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur aktgjykimin për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën të akuzuarit për vrasjen makabëe të Liridona Ademajt.

Naim Murseli dhe Granit Plava gjykata ka shqiptuar dënimin më burgim të përjetshëm dhe Kushtrim Kokalla me 30 vjet burg.

Pas këtij vendimi, para mediave ka folur vëllai i  Liridonës, Leonard Ademaj, raporton Periskopi.

“Ky vendim sot nuk shkon vetëm për ne. Shkon për Liridonën. Shkon edhe për fëmijët e saj. Të cilën nuk do ta shohin  më nënën e tyre. Ky dënim duhet të jetë edhe për ata të cilët mundohen ose krijonë mundësi. Ky dënim duhet të jetë mësim për ata që mundohen apo krijojnë mundësi të bëjnë një gjë të tillë ”, tha ai.