Lajme

Ambasadori i SHBA’së në NATO që vizitoi Haxhiun sot, më 2019-ën deklaronte se Qeveria e VV’së rrezikon ta izolojë Kosovën

Matthew G. Whitaker, Përfaqësues i Përhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, ka vizituar sot Kosovën, ku është pritur nga U.D. Presidentja Albulena Haxhiu.

Vizita e tij rikthen në vëmendje deklaratat e forta që kishte bërë gjatë zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit të 2019-ës, kur kishte paralajmëruar për drejtimin që mund të merrte vendi në varësi të rezultatit zgjedhor.

Në një deklaratë publike gjatë asaj kohe, ku kishte ardhur në mbështetje të PDK-së dhe Kadri Veselit, Whitaker kishte theksuar se Kosova ndodhej përballë një udhëkryqi të madh strategjik.

“Me 6 tetor, Kosova ndodhet para një udhëkryqi të madh. Zgjedhja është mes një qeverie të udhëhequr nga Kadri Veseli që do ta forcojë partneritetin me SHBA-të dhe që do ta luftojë korrupsionin. Apo mes një qeverie që do t’i sillte Kosovës izolim ndërkombëtar dhe që nuk do të mund ta luftonte korrupsionin”, kishte deklaruar ai.