Kosovë Lajme Politikë

Abdixhiku: Kurti që në takimin e parë më tha se gjasat më të mëdha i kemi të shkojmë në zgjedhje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka folur lidhur me takimet që ka pasur me kryeministrin Albin Kurti për çështjen e presidentit.

Abdixhiku tha se që në takimin e parë, Kurti i kishte thënë që në fillim se me shumë gjasë vendi po shkon në zgjedhje.

Në takimin e parë kur jemi ulë, më ka thënë gjasat më të mëdhaja i kem me shku në zgjedhje. Thashë unë nuk jam ardhë me shku në zgjedhje, jam ardhë me bë zgjidhje për të mos shkuar në zgjedhje. Kishte të drejtë çka fliste, nëse nuk bëjmë asgjë shkojmë në zgjedhje. Ishte një qasje që nuk ishte fort…“, deklaroi Abdixhiku.

Më tej, kreu i LDK’së thotë se ia ka propozuar disa alternativa për çështjen e presidentit.

Thashë nëse kemi me shku në zgjedhje janë tri alternativa: E para, imponimi i kandidatit. Jo më tha s’dua ta imponoj kandidatin. Thashë tash po të them, nëse ma imponon kandidatin, unë mbështetem për muri dhe duhet me shku tek anëtarësia jem dhe me ju thanë “shikoni, na e ka nxanë derën një parti tjetër, po na kërcënon në zgjedhje dhe a shkojmë në zgjedhje?”. Dhe jam i bindur që secili anëtar i LDK ka me thanë kryetar shko në zgjedhje se s’nij për këtë punë“, deklaroi më tej ai.