Partia Demokratike e Kosovës ka nisur mbledhjen e Këshillit Drejtues të cilën e ka paralajmëruar të premten që shkoi.
Në njoftimin e dërguar për media bëhet e ditur se do të flitet për zhvillimet politike dhe çështje të tjera me rëndësi.
Ndërkaq, për pikat e miratuara do të deklarohet për media i pari i PDK-së, Bedri Hamza ka njoftuar PDK. Mbledhja vjen në ditën VV – LDK kanë bërë me dije se kanë dështuar të bëjnë ujdi për çështjen e Presidentit ndërsa Kurti ka njoftuar se i ka shkruar Bedri Hamzës. Hamza nuk e ka takuar kohëve të fundit Kurtin. PDK ka i ka kërkuar VV’së që të dërgojë ftesë me shkrim duke e konkretizuar iniciativën.


