Botë Lajme

Trump: Nëse nuk ka marrëveshje me Iranin, nuk do të ketë më qasje të butë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se një delegacion po dërgohet në Pakistan për bisedime me Iranin. Ekipi përfshin JD Vance, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, ka raportuar BBC.

Irani ende nuk e ka konfirmuar nëse do të marrë pjesë në një raund të ri bisedimesh, megjithëse Pakistani tashmë po përgatitet të organizojë këtë ngjarje.

Trump gjithashtu ka ripërtërirë kërcënimet e tij për të shkatërruar infrastrukturën iraniane nëse bisedimet nuk janë të suksesshme, duke thënë se “nuk do të ketë më Z. Nice”.

Ngushtica e Hormuzit mbetet në ngërç pasi disa anije u sulmuan nga Irani dje.