Kastriot Haxhiu, vëllai i ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, është përfshirë në një incident.
Sipas gazetes ai në gjendje të dehur ka shkuar në një lokal në qendër të Prishtinës, në zonën e njohur si “kafet e rakisë”, dhe ka tentuar t’i sulmojë fizikisht punëtorët e një kafiterie, të cilët i janë shmangur një situate të tillë.
Pas ngjarjes, Haxhiu, i cili është edhe punëtor i Telekomit, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është gjetur i shtrirë në tokë pak metra larg lokalit në fjalë, në rrugën “Qamil Rexha”. Ai është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Pasi e kishte marrë veten, Haxhiu ishte munduar ta mbulojë rastin duke u paraqitur si viktimë, mirëpo pas ekzaminimeve të kryera në QKUK, ka rezultuar se nuk ka lëndime nga ndonjë sulm fizik.
Përpos ekzaminimeve mjekësore, të njëjtit i është bërë edhe alkool-testi, i cili ka rezultuar pozitiv, raporton.
Pas kësaj, pronari i lokalit ku më parë kishte qenë Haxhiu është thirrur në stacionin e Policisë në Prishtinë për të dhënë deklaratë.
Ai ka deklaruar se vëllai i kryeparlamentares kishte tentuar t’i sulmojë djalin, nipin dhe një punëtor tjetër.
Pas kësaj deklarate dhe dëshmive të dëshmitarëve, Haxhiu e ka pranuar se nuk është sulmuar, por është rrëzuar.
Kësisoj, të dy palët, në prani të avokatëve, nuk e kanë çuar rastin më tej.
