Në seancën e sotme në çështjen penale të vrasjes së Liridona Ademajt, vëllai i saj, Leonardi, ka nisur fjalën e tij në emër të familjes, për krimin e rëndë ndaj motrës së tyre.
Leonardi tha se kanë zgjedhur besimin në drejtësi, në vend të zhgënjimit, prandaj presin që gjykata të vendosë drejtë në këtë rast.
Një gjë është e qartë sipas tij, që të gjithë e kanë kuptuar që Naim Murseli e ka kryer vrasjen.
“Ne si familje dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë, një gjë e kanë të kjartë që Naimi e ka organizuar këtë vrasje së bashku me Kushtrimin dhe e kanë zgjedhur Granitin si vrasës.
Nga këtu, duhet të japim mesazhe tqë qarta, për të gjithë ata kriminelë që guxojnë të ngrisin duart mbi nënat e motrat tona.
“Duhet ta dimë të gjithë që këtë proces në të ardhmen do ta shohin edhe fëmijët e Liridonës, do të rriten me mallin për nënën e tyre e në të njëjtën kohë do të kërkojnë drejtësi për të. Kur ta shohin këtë proces, do ta kuptojnë që nuk kanë nevojë të brengosen sepse drejtësia për nënën e tyre ka shkuar në vend.” – tha Ademaj
