Kosovë Lajme Politikë

Këta janë emrat e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së që shkojnë për votim në Kuvend

Pasi Komisioni Ad-hoc ka intervistuar gjithsej 61 kandidatë për anëtarë në Bordin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK), nga ky proces do të përzgjidhen 6 anëtarë shqiptarë, 1 nga komuniteti serb dhe 1 nga komunitetet tjera joshumicë.

Për votim në seancë plenare do të paraqiten 12 kandidatë shqiptarë me më së shumti pikë nga radhët e kandidatëve shqiptarë, 2 nga komuniteti serb dhe 2 nga komunitetet tjera joshumicë.

Votimi nuk do të mbahet në seancën e sotme të Kuvendit, por në një seancë tjetër.

Anëtarët që morën pjesë në këtë proces nga ky komision janë: Arbërie Nagavci – kryetare; Arbëreshë Kryeziu Hyseni; Fitim Haziri; Nezir Kraki; Alban Bajrami; Ganimete Musliu; Armend Zemaj – zëvendëskryetar i parë; Slavko Simiq dhe Emilija Rexhepi – zëvendëskryetare e dytë.

Kandidatët shqiptarë që do të paraqiten për votim në seancë plenare janë: Arbërore Riza, Gëzim Brahaj, Valmire Thaqi, Fatos Mustafa, Lulzim Beqiri, Flokart Aliu, Fatmir Podrimaj, Ilirjan Himaj, Xheraldina Çernobregu, Anita Toçi, Avni Zuka, Njomza Beqiri Novosella, raporton “BetimipërDrejtësi“, transmeton Periskopi.

Ndërsa kandidatët nga radhët e komunitetit serb: Vidosav Kostovic dhe Ivana Milic. Kurse, nga komunitetet tjera joshumicë: Anesa Colakovic dhe Aldin Sabani.

Ndryshe, në këtë proces Komisioni Ad-hoc ka zhvilluar 53 intervista me kandidatë shqiptarë: Arbërore Riza; Armend Kubati; Rasim Çubolli; Hazir Reka; Gëzim Brahaj; Valmire Thaqi; Ali Misimi; Mimoza Vila; Dafina Boja; Enver Gashi; Gasper Konami; Fatos Mustafa; Rahmi Limani; Fadil Lepaja; Kujtim Nushi; Visar Berisha; Lutfi Bilalli; Fatbardha Osmani Jashari; Shukrije Rama; Bardhyl Plakolli; Bajram Koqinaj; Lulzim Beqiri; Vlera Kastrati; Florije Manaj Zogaj; Besart Hyseni; Besa Maxhuni; Jehona Murati Dugolli; Avni Dalipi; Flokart Aliu; Dhurata Prokshi; Fatmir Podrimaj; Adriana Sedaj; Genc Berisha; Majlindë Leci; Gëzime Pacolli Pllana; Ilirjan Himaj; Isuf Berisha; Erza Shala; Halit Veliu; Sadik Ahmetaj; Vegim Kraja; Fatime Buzolli; Melihate Zeqiri; Afërdita Camaj Isa; Shqipe Ahmeti Berisha; Eljesa Elezi Daka; Xheraldina Çernobregu; Anita Toçi; Arta Jashari; Avni Zuka; Dardana Goranci Iliyaz; Demir Reshiti; Njomza Beqiri Novosella.

Mirëpo, për disa prej tyre u konstatua se largohen nga gara për shkak se kanë ndalesa.

Po ashtu, janë intervistuar 3 kandidatë nga radhët e komunitetit serb: Vidosav Kostovic, Ana Ameti Kostic dhe Ivana Milic. Kurse, 5 kandidatë nga radhët e komuniteteve tjera joshumicë: Anesa Colakovic, Mediha Yarimhoro, Zylerha Ustaibo Mecihan dhe Amanda Toska.