Botë Lajme

Bisedime mes SHBA-së dhe Iranit – 20 miliardë dollarë në lojë për kufizimin e uraniumit

Shtetet e Bashkuara dhe Irani po diskutojnë një marrëveshje me vlerë dhjetëra miliarda dollarë.

Sipas Axios, propozimi përfshin lirimin e rreth 20 miliardë dollarëve të ngrirë, në këmbim të kufizimeve mbi programin bërthamor të Iranit.

Megjithatë, ende nuk ka një marrëveshje për atë se çfarë do të bëhet me sasitë e mëdha të uraniumit të pasuruar.

SHBA kërkon që uraniumi të largohet nga vendi, ndërsa Irani dëshiron ta përpunojë atë brenda territorit të tij.

Po ashtu po diskutohet edhe një kompromis i mundshëm – një pjesë e rezervave të dërgohet në një vend të tretë, ndërsa pjesa tjetër të hollohet nën mbikëqyrje ndërkombëtare.

Uashingtoni po kërkon gjithashtu një pezullim 20-vjeçar të pasurimit të uraniumit, ndërsa Teherani është i gatshëm të pranojë vetëm rreth pesë vjet.

Bisedimet për programin raketor të Iranit dhe aktivitetet e grupeve të tij proxy nuk kanë shënuar ende asnjë përparim.