Botë Lajme

Bllokada amerikane ndaj porteve iraniane, këto janë vendet tek të cilat do të ndikojë

Bllokada e SHBA-së ndaj porteve iraniane do të thotë se Irani ka shumë gjasa të përballet me vështirësi të mëdha në eksportin e produkteve të tij në tregjet globale.

Kjo do të ketë pasoja edhe për vendet që blejnë produkte nga Irani. Këtu përfshihen Kina, Turqia, India dhe Pakistani, të cilat së bashku kanë importuar miliarda dollarë mallra nga Irani në vitin 2023, sipas të dhënave nga Observatori i Kompleksitetit Ekonomik (OEC).

Sipas OEC, eksportet kryesore të Iranit në vitin 2024 ishin polimerët e etilenit dhe minerali i hekurit, si dhe derivatet e alkooleve aciklike dhe gazi i naftës.

Gjithashtu, Azerbajxhani dhe Armenia kanë qenë gjithashtu importues të mëdhenj të mallrave iraniane në vitin 2024, sipas OEC.