Ushtruesja e detyrës e presidentes, Albulena Haxhiu, këto momente është duke zhvilluar një takim me avokatin e Popullit të Republikës së Shqipërisë, Endrit Shabani.
Me këtë rast, Haxhiu ka folur disa fjalë edhe për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Haxhiu ka thënë se do të mundohet të ndihmojë në këtë proces.
“Unë jam shumë e hapur me ndihmu nëse mundem… urojmë që të gjejmë zgjidhje”, ka thënë ndër të tjera Haxhiu.
Prezent në këtë takim ishte edhe Avokati i Popullit, Naim Qelaj dhe bashkërisht është planifikuar edhe një takim i dy avokatëve me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
