Kosovë Kronikë Policore Lajme

Ngjarje e rëndë në kryeqytet: plagosen dy persona, arrestohet i dyshuari!

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë.

Siç ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është arrestuar një person.

“Njësitet relevante, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke ndërmarrë veprime të mëtejme hetimore”, tha Pllana.