Kosovë Lajme Politikë

Kurti: Ulja e TVSH-së dhe akcizës krijon boshllëk financiar

Kryeministri Albin Kurti është kthyer në Kuvend ku po mbahet seanca e jashtëzakonshme për çmimet e naftës.

Kurti tha se se ulja e TVSH-së dhe akcizës për naftën do të krijonte boshllëk të madh financiar në buxhetin e shtetit.

Kurti shtoi se Qeveria është duke përgatitur Pakon e Inflacionit 2.0 në vlerë prej 200 milionë eurosh për të përballuar rritjen e çmimeve.

Ashtu siç e kemi parë kur është bërë ulja e TVSH-së në produkte esenciale nga 18 në 8% në vitin 2016, çmimet e tyre nuk kanë rënë. E njëjta është rifshaqur kur është ulur TVSH-ja te gastronomia gjatë pandemisë, çmimet nuk janë ulur”, tha ai.