Kosovë Lajme

Kur rendi i ditës bëhet detektiv: VV-gjurmues për rezolutën e PDK-së!

Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar një draft-rezolutë për mbrojtjen e viktimave të luftës së fundit në vend.

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku kërkoi që kjo rezolutë të futet si pikë e parë e rendit të ditës.

Me këtë nuk është pajtuar Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërsa kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu që vjen nga kjo parti tha se kjo nuk është përmendur në kërkesën formale që e ka dërguar PDK-ja.

“Pika që është propozuar nuk e definon që të jetë e para apo e dyta e rendit të ditës. Kërkesa  e PDK  që është proceduar në Kuvend të Kosovës nuk e thotë këtë”, tha mes tjerash Haxhiu