Kosovë Lajme

Ekspozita nën dyshim – Jashari: Serbia mund të ketë dorë në të!

Në shenjë pakënaqësie për ekspozitën e cila pasqyroi të dhëna të pasakta për masakrat në Kosovë, veteranet e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës janë duke protestuar para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Pasi nuk janë lejuar të hyjnë në oborrin e Kuvendit, ata janë futur me forcë përmes hyrjes kryesore.

Aty gjendet një numër i konsiderueshëm i policëve.

Përfaqësuese i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka thënë se ka dyshime se informacionet për ekspozitën janë marrë nga shërbimet sekrete serbe.

Ai ka thënë se do ta mbrojnë luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ne vlerësojmë veprimin e Komunës së Prishtinës që largoi këto eksponate për të cilat dyshojmë se informacionet janë marrë nga shërbimet sekrete serbe. Dyshimet tona janë se kanë bashkëpunuar me këto institucione të cilat përpjekjet i kanë për të barazuar luftën tonë me atë që ka bërë ushtria serbe në Kosovë”, ka thënë ai.