Mediat shtetërore të Libanit raportojnë se avionët luftarakë izraelitë kanë goditur disa qytete në jug të vendit, duke shkaktuar disa të lënduar.
Agjencia zyrtare e lajmeve (NNA) njofton se “avionët luftarakë të armikut izraelit goditën në agim qytetet Bafliyeh dhe Hanine në zonat e Tyre dhe Bint Jbeil”, duke shtuar se forcat izraelite kanë goditur gjithashtu edhe pesë qytete të tjera në jug të Libanit.
SHBA raporton mbi 7 mijë objektiva të goditur në Iran, ndërsa operacionet ushtarake po thellohen gjithnjë e më shumë në territorin iranian.
Paralelisht, Pentagoni ka kërkuar një buxhet shtesë prej 200 miliardë dollarësh për luftën, duke sinjalizuar një përshkallëzim të mëtejshëm të konflikti.
