Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka mirëpritur dakordimin e fundit në mes të Qeverisë së Kosovës dhe BE’së për gjetjen e një zgjidhjeje sa i përket implementimit të Ligjit për të Huajt.
Guerot ka thënë se vullneti i mirë i të gjitha palëve ka bërë të mundur gjetjen e një zgjidhjeje të tillë.
“Është thelbësore që veprimet e ndërmarra të mos kenë një ndikim negativ në kushtet e jetesës së komunitetit serb të Kosovës.E përgëzoj rolin proaktiv dhe shumë pozitiv të Bashkimit Evropian”, ka shkruar Guerot.
