Kosovë Lajme

Nagavci: Nuk ka asnjë arsye për të marrë pjesë në takimin konsultativ të Presidentes

Shefja e deputetëve të LVV-së, Arbërie Nagavci, ka thënë se partia që ajo përfaqëson nuk do të marrë pjesë në takimin konsultativ të ftuar nga presidentja Vjosa Osmani për caktimin e datës së zgjedhjeve me liderët e partive politike.

“Nuk ka asnjë arsye për të marrë pjesë në një takim të tillë për faktin se ky veprim bie ndesh me Kushtetutën”, u shpreh Nagavci.