Kosovë Lajme Politikë

Afati i fundit për Presidentin dhe përplasja me VV’në, Osmani flet sot

Presidentja Vjosa Osmani pritet të mbajë një konferencë për media pasdite.

Presidenca tha se do të njoftojnë me kohë.

Konferenca e saj vjen pas zhvillimeve të fundit për çështjen e zgjedhjes së Presidentit derisa sot është afati i fundit për nisjen e procedurës së zgjedhjes së të parit apo të pares së shtetit.

Osmani nuk u kandidua nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila e nxori kandidatin e saj Glauk Konjufca për President.

Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë zhvilluar një takim pak ditë më parë rreth kësaj çështje dhe nga takimi dolën pa një rezultat.

Në seancën e sotme solemne për Epopenë e UÇK-së në Kuvendin e Kosovës, Osmani e Kurti nuk u përshëndetën mes vete.