Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë së hënës ka pritur në zyrë Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
Në një postim në “X”, Kurti thotë se me Sorensen kanë diskutuar për rrugën drejt integrimit evropian, sundimin e ligjit dhe dialogun.
Për këtë të fundit, Kryeministri ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes reciproke
“Dje prita Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen. Diskutuam për rrugën e integrimit evropian të Kosovës, sundimin e ligjit dhe procesin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
Mbetemi të përkushtuar ndaj normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes reciproke”, ka shkruar Kurti në “X”.
/Reporteri.net/
