Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, e ka uruar Presidenten Vjosa Osmani për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Në urimin e publikuar nga ambasada, Matarella ka thënë se Roma mbetet e palëkundur në mbështetjen e rrugëtimit të integrimit evropian të Prishtinës.
Ai ka thënë se arritja e këtij objektivi mbetet thelbësore dhe kërkon një shtysë të re për procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Beogradin.
“Me rastin e festës kombëtare të Republikës së Kosovës, kam kënaqësinë t’Ju përcjell urimet më të mira të popullit italian, si dhe urimet e mia personale. Marrëdhënia e miqësisë së thellë që bashkon vendet tona shprehet përmes angazhimit të përbashkët dhe të vazhdueshëm në mbështetje të paqes dhe stabilitetit në Kosovë, si parakusht thelbësor për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme.
Në këtë drejtim, Roma mbetet e palëkundur në mbështetjen e rrugëtimit të integrimit evropian të Prishtinës dhe të mbarë rajonit. Arritja e këtij objektivi, për të cilin Italia do të vazhdojë të kontribuojë, mbetet thelbësore dhe kërkon një shtysë të re për procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Beogradin”, thuhet në urim.
Presidentja ka marrë sot urime edhe nga Presidenti i ShBA’së, Donald Trump si dhe Mbreti Charles III.
Ndryshe, me fillim nga ora 10:30, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë solemne për ta shënuar 18 vjetorin e Pavarësisë.
