Kosovë Lajme Politikë

Kurti: Nga 2.2 në 4 miliardë euro, buxheti i ri me pagë të 13

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme për buxhetin, deklaroi se buxheti i prezantuar arrin afër 4 miliardë euro, me rreth 1 miliard euro për investime kapitale.

Sipas tij, risi është paga e 13 për punëtorët e sektorit publik, e cila sivjet do të jepet në pranverë.

“Zotimet e thëna në fushatën e fundit, natyrisht që janë të përmbledhura në ekspozenë e datës 1 shkurt ku u rizgjodha kryeministër, por para se ajo ekspoze të shndërrohet në buxhet të ri, duhet të vije të ju programi qeveritar. Do të ishte jonormale, që ne këtu të sjellim buxhet në përputhje me ekspozenë, pa e sjell paraprakisht programin qeveritar. Rendi është kështu premtimet në fushatë, ekspozeja, programi qeveritar dhe më p;astaj rishikimi i buxhetit. Në këtë buxhet që kemi prezantuar natyrisht që kryefjala është shifra prej afër 4 miliardë euro, ku rreth 1 miliardë euro janë buxhetuar për investime kapitale. Natyrisht risi, por tashmë e paralajmëruar e këtij buxheti është paka e 13-të e punëtorëve të sektorit publik, pra kush punon 12 muaj në sektorin publik i merr 13 paga dhe kjo sivjet nuk do të jetë në fund të viit por në pranverë”, ka thënë Kurti.

Kurti tha se synimi i qeverisë është që rritja ekonomike të shpërndahet në shoqëri dhe të rritet kërkesa agregate.

Ai shtoi se buxheti rrit mbështetjen për barna esenciale, kulturë, sport, sektorin privat, bujqit dhe investimet publike, duke siguruar qëndrueshmëri shtetërore.

“Synimi ynë vjen nga orientimi ynë, rritjen të mos e mbajmë për shtet por ta shpërndajmë në shoqëri, dhe shpërndarja e rritjes ekonomike shpërndarja e mirëqenies përveç se e zvogëlon pabarëzinë, e rrit kërkesën agregate në ekonomi që është mirë për ekonominë e shtetit. Me këtë buxhet rritet mbështetja për barna esenciale, por edhe mbështetja për kulturën e sportin. Rritet mbështetja për ndërmarrësit e sektorit privat dhe bujqit, por rritet mbështetja edhe për investime në strukturë publike. Para së gjithash, në këtë buxhet sigurohet qëndrueshmëria dhe vijueshmëria e shtetit tonë”, ka thënë Kurti.

Ai hodhi poshtë kritikat se buxheti është i status quo-së, duke theksuar se fillimisht duhet të miratohet programi qeveritar.

Kurti u shpreh se vendi ka kaluar nga “stabilitet si progres” në “progres stabil”, me rritje ekonomike prej së paku 4%.

“Ne u kritikuam se ky është buxhet i status quo-së, besoj që u përgjigja me faktin se ne duhet 6ta sjellim programin qeveritar njëherë e më pastaj buxhetin. Duhet ta pranojmë se nëse dikur stabiliteti ka qnë progres, tash kemi progresstabil. Pra është njëfar kalimi cilësor, prej stabilitetit si progres në progres stabil. Rritja ekonomike së paku 4% natyrisht që është stabile, dhe një rritje e tillë natyrisht që nuk është status quo e keqe”, ka thënë Kurti.

Ai deklaroi se janë mbyllur 37 rrugë ilegale në territorin e Kosovës, 27 prej tyre në veri.

Sipas tij, luftimi i kontrabandës ka ndikuar në rritjen e importit dhe është shoqëruar me rritje të fuqisë blerëse.

“Janë 37 rrugë ilegale të mbyllura në territor të Kosovës, prej tyre 27 në veri të Kosovës dhe eleminimi i kontrabandës normalisht që ka kontribuar në rritje të importit, përveç rritjes së fuqisë blerëse ku një pjesë e konsiderueshme janë mallra që vijnë nga jashtë”, ka thënë Kurti.

Ai tha se ligji për çmime tavan për produkte bazë ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese pas ankesës së opozitës, por do të risillet.

Kurti theksoi se qeveria nuk është kundër fitimit të korporatave, por kundër superprofitit, duke shtuar se fitimet kanë arritur në 2.2 miliardë euro.

“Ju e dini që ne kemi propozuar ligjin për çmime tavan për produkte bazë, i cili ka pasur një adresim në formë ankese nga opozita në Kushtetuese, dhe më pas është rrëzuar. Ne do ta risjellim ligjin me çmime tavan me produkte bazë, dhe do ta drenojmë abuzimin me çmime. Ne nuk jemi kundër fitimit të korporatave, por ne jemi kundër superprofitit në kurriz të qytetarëve që paraqet abuzim me popullsinë mbarë. Fitimi i korporatave është rritur në Kosovë, në qeveritë e mëhershme kurrë nuk e ka mbërri 1 miliardë, në vitin 2019 ishte më së miri me rreth 950 milionë, ndërkaq vitin që lam pas fitimit i korporatave është 2.2 miliardë. 120% rritje e fitimit të korporatave”, ka thënë Kurti.

Kurti deklaroi se rritja ekonomike është reale dhe jo nominale, pasi llogaritet pa inflacionin.

Ai shtoi se buxheti i Kosovës është rritur nga 2.2 miliardë euro në vitin 2021 në 4 miliardë euro aktualisht, duke e cilësuar këtë si rritje të pamohueshme.

“Eshtë një rritje prej 2/3 dhe rritja ekonomike që flasim është rritje reale, jo nominale. Është rritje kur hiqet inflacioni, e kush e ka shumë në hall inflacionin ju lutem ta mbështetni ligjin që do të vie së shpejti këtu, ligjin për çmime tavan për produkte bazë. Pra, rritja është reale, dëhsirojmë edhe më shumë edhe më shpejtë, por kjo rritje e buxhetit nënkupton që ne jemi të Kosovës dhe Kosovën e rrisim. Nuk e rrisim një shtet në Evropë, Kosovën siç e kemi gjetur më 2.2 miliardë buxhet në 2021, tashmë e sjellim në 4 miliardë që besoj se është në rritje të pamohueshme”, ka shtuar Kurti.