Lajme Shqipëri

Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, autoritetet bëjnë thirrje për kujdes

Në zonën e Qafë Thores në Shqipëri po vijojnë reshjet e dëborës me intensitet të lartë, duke krijuar vështirësi në qarkullim.

Sipas njoftimit të Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), në terren po punohet me dy borëpastruese njëkohësisht për të mbajtur rrugën të hapur dhe të kalueshme. Aktualisht, qarkullimi vijon pa probleme, por autoritetet paralajmërojnë se reshjet pritet të vazhdojnë me intensitet gjatë gjithë natës.

Parashikimet e motit tregojnë se reshjet do të vazhdojnë me intensitet gjatë gjithë natës, çka mund të sjellë vështirësi si për qarkullimin e mjeteve, ashtu edhe për punën e borëpastrueseve.

Grupet e punës dhe mjetet janë në terren dhe po monitorojnë situatën. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes maksimal, të pajisen me zinxhirë gjatë lëvizjes në këtë aks dhe të ndjekin udhëzimet e dhëna në terren.

VIDEO