Kosovë Lajme

Pas votimit të qeverisë, reagon Duda Balje

Të mërkurën me 66 vota për, u formua qeveria e re e Republikës së Kosovës.

Pas votimit të saj ka reaguar edhe deputetja Duda Balje.

Në një postim të saj, ajo ka ironizuar duke ju thënë mirëmëngjes vetëm atyre që e dinë se karakteri dhe parimet tregohen në jetë, në punë dhe në treg.

“Mirëmëngjes atyre që e dinë se karakteri dhe parimet tregohen në jetë, në punë dhe në treg. Dhe atyre që nuk e dinë këtë – qoftë kafeja pa sheqer”, ka shkruar Balje.