Safet Kamberi nga Lidhja Demokratike e Kosovës në Mitrovicë ka hedhur poshtë spekulimet se partia e tij ka ndërprerë bashkëpunimin me Vetëvendosjen, përcjell KFVAgency.com
Tha se gjatë kësaj jave do të kompletohen të gjitha vendimet e emërimeve në komunë.
Dyshimet për përçarje mes dy partive u ngritën lidhur me zgjedhjen e drejtorëve nga Vetëvendosja, që ka udhëheqjen në Mitrovicë.
Kamberi u zgjodh Kryesues i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës disa javë më parë, duke theksuar se marrëdhëniet mes partive mbeten të qëndrueshme./
