Kosovë Kronikë Policore Lajme

Prokuroria Speciale: Faton Peci u intervistua në cilësinë e të pandehurit për grantet në Ministrinë e Bujqësisë

Ish Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është intervistuar sot për disa orë në Prokurorinë Speciale, shkruan gazeta KFVAgenacy.com

Nga kjo Prokurori kanë bërë të ditur se Peci është intervistuar në cilësinë e të pandehurit për grantet në Ministrinë e Bujqësisë.

“Ju njoftojmë se z. Faton Peci është intervistuar në cilësinë e të pandehurit në rastin e granteve, i cili është në trajtim nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës”, njoftoi kjo Prokurori.

Peci gjatë largimit nga objekti i Prokurorisë nuk ka folur për mediat.

Gjatë ditës edhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia konfirmoi se është intervistuar nga Prokuroria Speciale. As ai nuk dha më shumë detaje.