Kosovë Lajme Lajme

MASHTI thotë se ende s’kanë pranuar njoftim zyrtar për aktakuzën për tenderë ndaj 12 zyrtarëve

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacioni, ka thënë se akoma nuk ka pranuar njoftimi apo vendim zyrtar nga institucionet e drejtësisë për ngritjen e aktakuzës ndaj 12 zyrtarëve të kësaj Ministrise e cila u ngrit më 31 dhjetor të vitit të kaluar dhe se për këtë është njoftuar nga mediat.

Atyre u është ngritur aktakuzë për keqpërdorime me tenderë.

MASHTI thotë se e respekton punën e institucioneve të pavaruara të drejtësisë dhe ka kërkuar që të respektohet parim i pafajësisë siç garantohet me Kushtetutën e Kosovës.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, më datë 31 dhjetor 2025, është njoftuar përmes raportimeve mediatike lidhur me aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ndaj 12 zyrtarëve të Ministrisë, ndërsa deri më tani nuk ka pranuar asnjë njoftim apo vendim zyrtar nga institucionet kompetente në lidhje me këtë çështje. MAShTI mirëpret dhe respekton punën e institucioneve të pavarura të drejtësisë dhe do të jetë e hapur dhe transparente në raport me çdo zhvillim zyrtar. Njëkohësisht, Ministria thekson respektimin e parimit të pafajësisë, ashtu siç garantohet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, është thënë mes tjerash në njoftimin e Ministrisë së Arsimit në Facebook.

Prokuroria Speciale në dhjetor ngriti aktakuzë ndaj 12 personave fizikë dhe tre juridikë pranë Ministrisë së Arsimit nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës, keqpërdorim e mashtrime me tenderë dhe falsifikim të dokumenteve.

Ata akuzohen se kanë mashtruar me tenderë për të përfituar dikush qëllimisht. Dëmi konsiderohet mbi shtatë milionë euro.