Kosovë Lajme Politikë

Vazhdon rinumërimi i votave në Pejë: Taulant Kelmendi i VV-së prinë me vota të vjedhura, pas tij Xhavit Haliti i PDK-së

Rinumërimi i votave në Pejë po shkon drejt fundit, ku tashmë janë rinumëruar rreth 90 përqind e vendvotimeve.

Nga ky proces, kandidati për deputet i Vetëvendosjes, Taulant Kelmendi po prin me më së shumti vota minus.

Bazuar nga të dhënat e procesuara deri tash, atij i janë hequr 771 vota,

Pas tij, renditet Xhavit Haliti i PDK’së me -411 vota.

Tek lista e VV’së, edhe Gramos Agusholli ka dalë 273 vota minus, si dhe Skënder Thaçi -275 vota.

Këto rezultate janë nga 123 vendvotime prej 139 sa janë gjithsej në Pejë.

Ndryshe, ditët e fundit janë realizuar dy aksione lidhur me falsifikimin e rezultateve zgjedhore, që kanë përfunduar me mbi 100 të arrestuar.

Një aksion i tillë është zhvilluar sot në Malishevë, ku në ndalim 48 orësh janë 15 kryesues.