Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në Kosovë.
Në njoftimin e Presidencës thuhet se gjatë takimit u diskutua për procesin e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, ku Presidentja theksoi rëndësinë e konstituimit sa më të shpejtë të institucioneve.
“Tutje, Presidentja Osmani dhe ambasadori McGurk diskutuan edhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm midis institucioneve të Kosovës dhe OSBE-së në funksion të forcimit të demokracisë dhe sundimit të ligjit”, thuhet në njoftim.
