Botë Lajme

Trump: Nëse Kanadaja bën një marrëveshje me Kinën, do t’i vendosim menjëherë tarifa 100%

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar se do të vendosë tarifa 100% për mallrat e importuara nga Kanadaja nëse vendi vazhdon të zbatojë një marrëveshje tregtare me Kinën.

Trump tha në një postim në rrjetet sociale se kryeministri kanadez Mark Carney “gabon rëndë” nëse mendon se Kanadaja do të bëhet një “port transbordimi” përmes të cilit Kina do të dërgojë mallra dhe produkte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nëse Guvernatori Carney mendon se do ta bëjë Kanadanë një ‘port transbordimi’ përmes të cilit Kina do të dërgojë mallra dhe produkte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai gabohet rëndë.

Presidentja venezuelase pas kapjes së Maduros: Na dhanë 15 minuta kohë për të zgjedhur mes jetës dhe vdekjes
“Kina do ta hajë Kanadanë fjalë për fjalë, do ta gëlltisë të tërën, duke përfshirë shkatërrimin e bizneseve të saj, strukturës shoqërore dhe mënyrës së jetesës në përgjithësi. Nëse Kanadaja bën një marrëveshje me Kinën, ajo menjëherë do të përballet me një tarifë 100% për të gjitha mallrat dhe produktet kanadeze që hyjnë në Shtetet e Bashkuara”, shkroi Trump në rrjetin social Truth.