Kosovë Kronikë Policore Lajme

Anti-Droga e Prishtinës zbarkon në Podujevë, godet një grup kriminal

Njësia Antidrogë e Policisë së Kosovës në Prishtinë kanë goditur një  grup të dyshuar kriminal duke sekuestruar sasi të konsiderueshme të substancave narkotike, në një aksion të zhvilluar sot në Podujevë.

Gazeta dhe Agjencia e lajmeve Kosova Free Voice Agency merr vesh se në aksionin e sotëm  janë sekuestruar rreth 90 kg marihuanë.

Aksioni ka rezultuar me tre të arrestuar.