Kosovë Kronikë Policore Lajme

Gjendet i vdekur 39-vjeçari nga Malisheva që ishte shpallur i zhdukur

Është gjetur i vdekur 39 vjeçari që u raportua i zhdukur më 18 janar në Banjë të Malishevës.

Lajmi  fillimisht u bë i ditur nga Ridvan Tahiri, vullnetar në Shoqatën e Kërkim-Shpëtimit. Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha se viktima është gjetur në fshatin Siqevë të Klinës.

Ai tha se dyshohet se trupi i pajetë i përket 39 vjeçarit që u raportua i zhdukur dy ditë më parë.

“Sot rreth orës 10:00, policia është njoftuar se banorët fshatit Siqevë në Klinë në një fushë kanë hasur në një person që është gjetur pa shenja jete. Ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, tha Gashi.