Sulmuesi Xherdan Shaqiri e ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të vitit 2025 në Basel.
Shaqiri ishte protagonisti kryesor vitin e kaluar, ku e ndihmoi Baselin ta fitojë titullin kampion si dhe Kupën e Zvicrës.
Me plot 21 gola dhe 22 asistime, ylli i Kosovës ishte çelësi që ju nevojitet Baselit për ta fituar titullin prandaj edhe me plot meritë, e mori epitetin e lojtarit më të mirë në botë për vitin 2025.
Çmimin kapitenit ia dha presidenti i Federatës Zvicerane, Peter Knabel, që e njeh Shaqën qysh prej kohës kur ishte kryesor në akademinë e Baselit.
Përpos Shaqirit, çmim mori edhe skuadra e Baselit, të cilët u shpallën “Ekipi i vitit 2025”.
Ndërkohë, Shaqa këtë edicion ka zhvilluar 20 paraqitje në të gjitha garat, ku ka kontribuar me gjashtë gola e nëntë asistime gjatë këtij procesi.
