Fushata e LDK-së në zgjedhjet lokale, bilanci financiar: Të hyrat 23 mijë, shpenzimet 203 mijë euro

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportin e paaudituar të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për Zgjedhjet Lokale 2025, të mbajtura më 12 tetor.

Sipas raportit për periudhën 9 qershor – 9 nëntor 2025, LDK ka realizuar të hyra totale prej 23  mijë e e 540 euro e 54 centë, nga të cilat 7 mijë e e 750 euro janë donacione dhe kontribute në të holla, ndërsa 15 e 790 euro janë kontribute në natyrë, në formë mallrash dhe shërbimesh. Të hyrat nga buxheti i shtetit apo nga anëtarësia nuk janë raportuar.

Shpenzimet e fushatës kanë arritur në 203 mijë e 45 euro e 13 centë, duke rezultuar me një deficit prej 179 mijë e 505 euro e 13 centë.

Shpenzimet më të mëdha janë regjistruar për reklama, reprezentacion dhe konferenca, në vlerë 184 mijë e 582 euro e 45 centë, si dhe për kontributet në natyrë në mallra dhe shërbime, në vlerë 15 mijë  e 790 euro. Shpenzime për paga nuk janë raportuar, ndërsa shpenzimet për transport kanë arritur 2 mijë e 672 euro e 68 centë.

Në fund të periudhës raportuese, LDK ka pasur 81 mijë e 206 euro e 56 centë para dhe ekuivalentë të parasë, ndërsa detyrimet totale kapin vlerën 182 mijë e 152 euro e 28 centë.

Raporti i publikuar nga KQZ përmban gjithashtu listën e donatorëve dhe kontributet e pranuara.

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *