Abdixhiku: Nëse dikush i do 15 votat e LDK-së, duhet marrëveshje për President

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur edhe për çështjen e presidentit, pas takimit që mbajti me “rrethin e ngushtë” të kësaj partie.

Abdixhiku u shpreh i bindur se për këtë pozitë do të ketë shumë kandidatë, teksa shtoi se për t’i marrë 15 votat e kësaj partie, do të nevojitet marrëveshje.

“Në qoftë se dikush dëshiron marrëveshje politike me LDK’në, me LDK’në duhet të bisedojë edhe për çështjen e Presidentit. Ne i kemi 15 vota, ato që janë, nëse dikush dëshiron t’i ketë, duhet të bisedojë me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kur ulet të flasë me LDK’në, do të flasë për një kandidat që i përfaqëson interest e popullit të Kosovës, jo vetëm interest e një partie”, tha Abdixhiku.

Ai përsëriti që në krye të vendit duhet të jetë një figurë unifikuese.

“Besoj që shumë individë do të shprehin gatishmëri për një pozitë aq fisnike, por se kush e përfaqëson unitetin edhe kush e merr 80 votëshin, kjo mbetet të shihet brenda diskutimeve të partive politike”, tha Abdixhiku.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni Policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe kapjen e një personi të dyshuar për vjedhje të rëndë. Kërkesa e Policisë së Kosovës: Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e personit të dyshuar Njësiti i Hetimeve të stacionit…

    “Do të jepni llogari para Zotit”- Imami i xhamisë në Gaçkë të Ferizajt habitet pasi i erdhi rryma rreth 700 euro

    Ankesat për çmime të fryra të faturave të energjisë janë shpeshtuar, sidomos në sezonin e dimrit. Një ankesë të tillë e ka pasur edhe imami Ardian Sejdiu, i cili është imam i xhamisë “Koha” në Gaçkë të Ferizajt, i cili…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *