Kosovë Lajme

Gjendja e rrugëve akull, bëhet thirrje për kujdes në trafik

Drejtori i Divizionit të Trafikut Rrugor në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi, ka bërë thirrje për kujdes në trafik.


“Në shumë pjesë të vendit, sot kushtet e motit janë më të vështirësuara dhe kërkojnë që shoferët e automjeteve të kenë fokus dhe konsideratë shtesë. Kërkohet të ushtroni kujdes maksimal. Mos harroni, nuk jeni vetëm në rrugë”, ka shkruar ai.

Sot Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat do të jenë të ulëta, gjë që krijohen kushte për ngrica.