Përfundimi i numërimit të votave, Bedri Hamza: Garë e vështirë dhe e pabarabartë – ruajtëm votën

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka dalë me reagim pas përfundimit të numërimit të votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Hamza ka bërë me dije se PDK si e dyta parti ka marrë 192 mijë e 407 vota, teksa garën e ka cilësuar si të vështirë dhe të pabarabartë, shkruan KFVA

“…ruajtja e votës sonë është dëshmi se mijëra qytetarë besojnë në punën, seriozitetin dhe vlerat që PDK-ja i përfaqëson”.

Ai ka thënë se kjo i obligon më shumë se kurrë që të riorganizohen, t’i konsolidojmë radhët dhe ta intensifikojmë veprimin politik.

“PDK do të vazhdojë të punojë për çdo qytetar, pa dallim, në çdo platformë ku jemi të pranishëm, me këmbëngulje dhe me bindjen se Kosova meriton më shumë dhe më mirë. Faleminderit për besimin! Puna jonë vazhdon”, ka shkruar Hamza.

  • Shkrime të ngjashme

    Faton Peci emëron nënkryetar të Mitrovicës të dënuarin për vjedhje të votave

    Komuna e Mitrovicës është bërë me nënkryetar të ri. Me propozim të kryetarit Faton Peci, në këtë pozitë është emëruar Enis Osmani, një figurë e njohur për angazhimin e tij politik, por edhe për përballjen me organet e drejtësisë. Vendimi…

    Gjykimi për Banjskën, dy të akuzuar nuk deklarohen sërish- tjetri thotë se nuk është fajtor

    Sot ka nisur vazhdimi i gjykimit në rastin “Banjska” në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas ndryshimit të trupit gjykues. Rasti që më herët udhëhiqej nga gjyqtari Arben Hoti, tash drejtohet nga gjyqtari Ngadhënjim Arrni si kryetar i trupit gjykues, me…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *