Meloni: Nëse Trump hyn në Grenlandë nuk do ta mbështesim

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se nuk besonte që Shtetet e Bashkuara do të përdornin forcën ushtarake për të pushtuar Grenlandën , duke paralajmëruar se një veprim i tillë do të kishte pasoja të rënda për NATO-n.

Në një konferencë për shtyp, Meloni shtoi se ekzistonte nevoja për një prani “serioze dhe domethënëse” të NATO-s në rajonin e Arktikut, përfshirë Grenlandën.

“Unë vazhdoj të mos besoj në hipotezën se Shtetet e Bashkuara do të nisin një veprim ushtarak për të marrë kontrollin e Grenlandës, një opsion që unë qartësisht nuk do ta mbështesja”, tha Meloni.

“Unë besoj se nuk do të ishte në interesin e askujt. Mendoj se nuk do të ishte as në interesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të qenë e qartë”, shtoi ajo, raporton KFVA,

Një operacion ushtarak amerikan gjatë fundjavës që kapi udhëheqësin e Venezuelës ringjalli shqetësimet rreth qëllimeve të SHBA-së ndaj Grenlandës .

Shtëpia e Bardhë tha se SHBA-të po shqyrtonin një sërë opsionesh për të blerë Grenlandën, përfshirë përdorimin e forcës ushtarake.Meloni, e cila shihet si një nga aleatët më të ngushtë të presidentit të SHBA-së Donald Trump në Evropë, tha se ishte “e qartë për të gjithë” se çdo veprim i SHBA-së në Grenlandë do të kishte një ndikim të rëndësishëm në NATO, duke shtuar se kjo ishte arsyeja pse ajo nuk mendonte se Uashingtoni do të vepronte.

Megjithatë, ajo tha se ishte e rëndësishme që NATO të rriste praninë e saj në rajonin e Arktikut, duke shtuar se i kuptonte shqetësimet e SHBA-së për nevojën për të parandaluar “ndërhyrjen e tepërt nga aktorë të tjerë që mund të jenë edhe armiqësorë”.

  • Shkrime të ngjashme

    Faton Peci emëron nënkryetar të Mitrovicës të dënuarin për vjedhje të votave

    Komuna e Mitrovicës është bërë me nënkryetar të ri. Me propozim të kryetarit Faton Peci, në këtë pozitë është emëruar Enis Osmani, një figurë e njohur për angazhimin e tij politik, por edhe për përballjen me organet e drejtësisë. Vendimi…

    Gjykimi për Banjskën, dy të akuzuar nuk deklarohen sërish- tjetri thotë se nuk është fajtor

    Sot ka nisur vazhdimi i gjykimit në rastin “Banjska” në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas ndryshimit të trupit gjykues. Rasti që më herët udhëhiqej nga gjyqtari Arben Hoti, tash drejtohet nga gjyqtari Ngadhënjim Arrni si kryetar i trupit gjykues, me…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *