Pranë termocentraleve, pa ngrohtore

Ndonëse jetojnë pranë termocentraleve të Kosovës, banorët e Obiliqit dhe ata të Fushë-Kosovës nuk përfitojnë ende nga energjia termike, teksa presin që institucionet t’i funksionalizojnë ngrohtoret qendrore. Kostoja e lartë e projekteve ka shkaktuar vonesa, për çka të dy komunat presin mbështetjen e Qeverisë dhe të donatorëve.

Disa herë në ditë, Imer Shala, kryefamiljar në Mazgit të Obiliqit bart dru nga oborri për ta mbajtur ndezur stufën.

Kjo është forma e vetme se si a e ngroh shtëpinë e tij ku jeton me nënën.

“Diku 10-15 metra veç dru dhe mund të ndodhë që nuk mjaftojnë, nëse nuk djegim edhe qymyr. Për qymyrin thuhet herë ta djegim, herë mos ta djegim – ndotja e ambientit e këso gjërash, por ne disi duhet të ngrohemi”, thotë Shala.

Ngrohja kalon përmes tyre, për në Prishtinë, por nuk ndalet tek ta, pasi ende mungon ngrohtorja qendrore e qytetit. Projekti i ngrohtores ka nisur rreth pesë vjet më parë, dhe janë kryer disa punë, si shtrirja e gypave nëpër disa pjesë të komunës, por nuk është vënë në funksion ende.

Sipas Kryetarit të Obiliqit, vonesat kanë ndodhur për shkak të kostos së lartë të investimit.

Megjithatë, ai premton një datë kur qytetarët do të ngrohen nga ngrohtorja e qytetit.

“Unë kam dhënë një premtim public, që me 15 tetor të vitit 2026 do të bëjmë përpjekje dhe do ta bëjmë të pamundurën që të lëshohet në funksion për qytetin e Obiliqit”, ka deklaruar kryetari Halil Thaçi.

Jo shumë larg termocentraleve të Korporatës Energjetike të Kosovës, është edhe komuna e Fushë Kosovës, e cila si ajo e Obiliqit, pëson shumë nga tymi i tyre.

Ngrohtorja qendrore, sipas kreut të Fushë Kosovës, është ende në hapat fillestarë.

“Tash në vitin 2026, do ta planifikojmë që ta bëjmë studimin e fizibilitetit, që ta kemi të qartë edhe koston reale edhe përfitimin real të të gjithë qytetarëve dhe të të gjithë komunitetit” ,ka deklaruar Valon Prebreza, kryetar i Fushë Kosovës.

Përveç që do të zgjasë, ky projekt pritet edhe të kushtojë shumë.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *