Vjosa Osmani e ‘pamëshirshme’, pranoi dhjetëra kërkesa por fali vetëm një të burgosur

Presidentja, Vjosa Osmani në mandatin e saj ka të drejtën ligjore për të falur të burgosurit të cilët i plotësojnë kriteret. Vitin që shkoi, siç rëndom bëhet në festa, Osmani ka falur vetëm një të burgosur.

Nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, në një përgjigje për Periskopin, bënë të ditur se 64 kërkesa i janë drejtuar Osmanit për të kërkuar për të ju falur dënimi.

Sipas SHKK-së, vetëm një, ka pasur ‘fat’ të bie në sytë e Osmanit.

“Gjatë vitit 2025, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka proceduar 64 kërkesa për falje të dënimit, ndërsa 5 kërkesa janë ende në proces të kompletimit të raporteve. Deri më tani është pranuar vetëm një Dekret për Falje, me nr. 04/2025, i datës 29.01.2025, me të cilin të dënuarës A. C. i është falur pjesa e mbetur e dënimit. E njëjta ka qenë e dënuar për veprën penale Rrezikim i Trafikut Publik”, thuhet në përgjigjen e SHKK-së.

Ndryshe, nga koha e ish-presidentëve,  Fatmir Sejdiu, Atifete Jahjaga dhe Hashim Thaçi, me dekret presidencial janë amnistuar 316 të burgosur.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *