Osmani flet për mundësinë e mandatit të dytë si presidente: Vitin tjetër e diskutojmë

 

 

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmanim, tha se vetëm në fillim të vitit të ardhshëm do të mund të diskutohet lidhur me synimin e saj për një mandat të dytë.

E pyetur nëse po synon ta vazhdojë mandatin dhe për katër vjet të tjera, Osmani tha se asnjë vendim i saj politik nuk është bazuar në kalkulimet se ku do të jetë ajo, por si janë interesat e qytetarëve të Kosovës.

“Në fillim të vitit të ardhshëm ne do të diskutojmë për këtë çështje. Përgjatë gjithë karrierës sime politike kam punuar duke pasur parasysh vetëm interesin e Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj. Asnjëherë, asnjë vendim i imi politik nuk është bazuar në kalkulime se ku do të jem unë, por vetëm ku do të jetë Kosova dhe qytetarët e saj. Edhe kësaj radhe ky vlerësim rreth asaj se ku mund të kontribuoj, do të përcaktohet vetëm e vetëm duke pasur parasysh interesin e Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Asnjëherë në jetën time nuk jam varur nga politika, nuk varem as tash”, tha ajo.

Këtë deklarim Osmani e tha pas ngjarjes të organizuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), së bashku me iniciativën WE për Gratë Sipërmarrëse në Kosovë.

Ndryshe, Vjosa Osmani ishte zgjedhur presidente e vendit, më 4 prill të vitit 2021. Pro zgjedhjes së Osmanit kishin votuar 71 deputetë.

Shkrime të ngjashme

E zhdukur prej tetorit në Itali, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare: Ishte 40 kilometra larg shtëpisë

Ishte zhdukur më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit. Sot, të enjten më 15 janar, erdhi lajmi tragjik. Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, banore në Trento, u gjet rreth 40…

Hoti paralajmëron dorëheqje nga organet e LDK-së: Partisë i nevojitet lidership i ri

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka paralajmëruar dorëheqjen nga organet e partisë, duke theksuar ka thënë se pas rezultatit të dobët më 28 dhjetor LDK-së i nevojitet lidership i ri. Ai ka thënë se më 2021, LDK…